TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e djeshme Ballshin dhe opinionin publik në tërësi, ku 34-vjeçari, Gazment Musta, ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij 31-vjeçare dhe kunatën 18 vjeçe.
Burime bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur për arsye banale, pasi 31-vjeçarja kishte shprehur dëshirën që të shkonte në familjen e prindërve për vizitë me rastin e Vitit të Ri, por 34-vjeçari nuk ka pranuar, ndërsa situata ka agravuar në vrasjen e saj.
Po ashtu mësohet se 18-vjeçarja kishte shkuar për, gjatë përpjekjes për të shpëtuar motrën është vrarë me thikë.
Policia shprehet në komunikatën e saj se 34-vjeçari ka qenë nën ndikimin e alkoolit gjatë vrasjes, ndërsa thuhet se ai punonte në Greqi dhe ishte kthyer në familje për festa.
Dy viktimat janë Gentiana Caushaj dhe Merisa Caushaj, ndërsa krimi është kryer në sy të fëmijëve.
Familja Musta njihej si e qetë prej banorëve të lagjes, nuk kishte pasur probleme dhe zënka të mëhershme. Fqinjët jashtë kamerave nuk e fshehin për asnjë çast tronditjen e madhe që kanë pasur pas ngjarjes. Ende nuk dihet fati i dy fëmijëve të çiftit pas kësaj ngjarje makabre.
Një pjesë e familjes Musta, janë shpërngulur në familjen Caushaj për të qenë pjesë e ceremonisë mortore të dy motrave. /Fax web