AKTUALITET, 3 Janar 2019, 11:02

‘Fëmijët bërtisnin, çfarë i bëre mamit’/ Dëshmia e fqinjëve për vrasjen e dyfishtë në Ballsh

‘Fëmijët bërtisnin, çfarë i bëre

Pas vrasjes makabre në Ballësh, ku burri i mori jetën gruas dhe kunatës duke i goditur me thikë, fqinjët kanë treguar momentin e tmerrshëm.

Njëra nga fqinjet tregon se pas ngjarjes Gazmenti mori dy fëmijët e mitur dhe u largua nga apartamenti, ndërsa ata të tronditur e pyesnin ‘çfarë i bëre mamit’.

Ishin familje e rregullt, nuk kemi dëgjuar asgjë për ata, ishin shumë të rregullt, dilnin bashkë. Dje pasdite dola dhe ai kishte marrë fëmijët njërin në krah dhe tjetrin për dore. Fëmijët bërtisnin, çfarë i bërë mamit.

Ne nuk i njohim nga afër, por dukeshin sikur shkonin mirë. Nuk kishim dëgjuar konflikte të mëparshme” tha ajo.

Një tjetër fqinj u shpreh se çifti më parë kishte jetuar në Greqi. “Gazmenti ishte djalë i mirë. Unë jam vetë në emigracion prej 25 vitesh dhe nuk e di si shkonin, por nuk kanë pasur konflikte. Ai ka qenë më parë në Greqi me familjen dhe më pas është kthyer. Kanë dy fëmijë” tha ai./Shqiptarja.com