AKTUALITET, 3 Janar 2019, 12:14

“Gjynah se dhe ti punëtor i thjeshtë je!”, aktivistja tallet me Fugën: Po si fshive 800 komente në 3 të mëngjesit mor burr!

Zyra e shtypit të kryeministrit e ka tashmë rutinë punë që të fshijë të gjitha komentet negative apo ato që kritikojnë kryeministrin në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook, pasi në Instagram Rama i ka komentet e bllokuara.

Kështu ka ndodhur dy ditë më parë, me komentet në një postim të kryeministrit Rama në Facebook.

Rastin e ka bërë të ditur aktivistja e Lëvizjes për Universitetin, Liri Kuçi e cila shkruan se Endri Fuga ka fshirë 800 komente që në 3 të mëngjesit.

Është e zakonshme. Endri Fuga, na vjen keq qe nuk të la shefi të gëzosh si gjithë dynjaja. Gjynah se edhe ti punëtor i thjeshtë je, pastron “rrugët” dhe kujdesesh që ai të duket perëndia mbi tokë.

Po si i fshive 800 komente në 3 të mëngjesit mër burr’! Puuu”- shkruan Liri Kuçi.