TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë merkatos së verës, mes shumë të larguarve nga Skënderbeu ishte edhe mesfushori nga Kosova, Suad Sahiti i cili firmosi në kampionatin grek me ekipin e AEL Larisës. Por, mesa duket aventurës së tij në Greqi i ka ardhur fundi vetëm pak muaji pasi u transferua dhe këtë e bëjnë të ditur mediat greke.
Klubi i AEL-it ka vendosur që të largojë Sahitin bashkë me disa futbollistë të tjerë dhe që nga janari, ata do të jenë lojtarë të lirë dhe mund të kërkojnë një ekip të ri për të vazhduar pjesën e mbetur të sezonit. Shkak për këtë lëvizje në kampin e skuadrës greke, është bërë paraqitja e dobët e mesfushorit.
Ai nuk ka arritur që të bindë trajnerin e tij dhe në këtë mënyrë, me hapjen e merkatos do të lihet i lirë nga skuadra dhe mund të largohet me parametra zero në drejtim të një skuadre tjetër. Kujtojmë që Suadi luan me Kosovën, ndryshe nga vëllai i tij, Emir Sahiti që kanë zgjedhur të luajë për Shqipërinë dhe është pjesë e Shpresave. Ish-mesfushori i Skënderbeut, mund të jetë një element i rëndësishëm për skuadrat në Kategorinë Superiore, duke qenë se e njeh mirë kampionatin.
Kujtojmë që pak ditë më parë, ishte Aris klubi i cili i komunikoi Mavrajt që të kërkojë për një skuadër tjetër, duke qenë se ai nuk bënte më pjesë në planet e skuadrës.