TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një nga lajmet më të bujshme të javëve të fundit në futbollin europian ishte arrestimi i presidentit të Monakos, Dmitri Ribolovlev, i akuzuar për korrupsion aktiv dhe ndikim të padrejtë influence. Oligarku rus njihej si një nga personat më të pasur në botë, por të dhënat e publikuar nga Football Leaks, ndjerin në skenë edhe informacione të tjera të cilët tregojnë se ai ishte një person i çuditshëm.
Të dhënat e publikuar nga Mediapart, tregojnë gjëra që nuk diheshin nga publiku për Ribolovlev, por janë pjesë e dosjeve të policisë ndaj tij. Për shembull në vitin 1997, ai u arrestua me akuzën se kishte marrë pjesë në vrasjen e një të njohuri të tij, i përfshirë si personi i cili kishte siguruar armën me të cilën u krye krimi. Ai më pas u lirua për mungesë provash.
Pasuritë e tij përllogariten në 6 miliardë euro, kryesisht falë investimeve të tija në kompaninë Uralkali, e cila merret me prodhim plehrash kimikë. Ai u largua nga kompania në vitin 2010, kur shiti 75% të saj pasi kishte shkaktuar një katastrofë ambientale për shkak të shembjes së një miniere.
Ai nuk ka kursyer kurrë luksin, me një jetë të shfrenuar dhe blerje të çmendura. Falë kësaj mënyre jetese, drejtësia amerikane e ka dyshuar për një kohë të gjatë si një nga rusët që “investuan” për të zgjedhur Tramp si president. Në vitin 2008, ai i bleu për 95 milionë euro një vilë në Florida presidentit aktual të SHBA, sa dyfishi i shifrës për të cilën Tramp e kishte blerë katër vite më parë. Blerje të tjera të çmendura janë një avion Airbus A319 (55 milionë euro), apartamentin më të shtrenjtë në Nju Jork për vajzën e tij që ishte studente (88 milionë euro), një jaht për vajzën tjetër (80 milionë euro) dhe një ishull grek (100 milionë euro).
Ndërkohë, janë zbuluar edhe të dhëna të çuditshme për jetën e tij personale. Për shembull ai është i fiksuar me rregullin dhe me sigurinë, duke arritur deri në paranoja. “Ai nuk ha kurrë një kos të cilin nuk e ka hapur vetë, apo nuk pi nga një shishe ujë e cila nuk e ka më parë tapën të vulosur. Nëse shkon në një nga restorantet e tij të preferuara, më parë dërgon një person që të kujdeset dhe të monitorojë gjithçka ndodh atje që një orë para”, shkruhet në artikullin e Mediapart.
Gjithashtu, zbulohet se pavarësish interesit për futbollin, pasi përveç Monako donte të blinte edhe Servet në Zvicër dhe Nju Jork Red Bulls në SHBA, ai nuk ia kishte idenë si të luante. Për këtë arsye, Ribolovlev punësoi një trajner, që ta mësonte si duhej goditur topi “si profesionistët”.