AKTUALITET, 16 Nëntor 2018, 21:16

Meta dekreton Lleshin si ministër/ Reagon Rama: Ka gjithmonë një rrugëzgjidhje

Presidenti Ilir Meta e ka dekretuar Sandër Lleshajn si ministër të Brendshëm. Menjëherë reagoi edhe kryeminstri Edi Rama.

Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka VullnettëMirë Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur”, mbyllet reagimi i Ramës.

Po gjatë ditës së sotme, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin e Sandër Lleshajt nga grada Gjeneral.

Kërkesa për lirimin e Lleshajt, ka ardhur vetë nga ky i fundit, i cili kërkonte që të mos ishte më pjesë e ushtrisë që ti hapej rruga për emërimin në postimin Ministrit të Brendshëm.