AKTUALITET, 16 Nëntor 2018, 21:28

Meta: Arsyeja pse kryeministri izraelit shtyu vizitën në Tiranë

Meta: Arsyeja pse kryeministri izraelit shtyu vizitën në Tiranë

Arsyeja pse kryeministri izraelit shtyu vizitën në Tiranë muajin e shkuar ishte për shkak të një angazhimi personal, bëri me dije Presidenti Ilir Meta.

“Kishte një angazhim dhe një kolegu i tij, politikan, ministër, ndërroi jetë dhe duhet të ishte atje për homazhe”, tha Meta në emisionin e “Zonë e Lirë”, në përgjigje të pyetjes së gazetarit Arjan Çani.

Por, “do të vijë”, tha kreu i shtetit.