AKTUALITET, 16 Nëntor 2018, 22:28

Heqja e ‘Shqiponjës’, Meta: Është simboli ynë kombëtar, mund të vendosej diku tjetër

Heqja e ‘Shqiponjës’, Meta: Është simboli ynë

Presidenti Ilir Meta është pyetur në emisionin ‘Zonë e Lirë’ për heqjen e monumentit të shqiponjës në hyrje të Tiranës dhe për qëndrimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama. Meta refuzoi të bënte një vlerësim artistik, por theksoi se për shkak të projektit rrugor, ky monument mund të vendosej diku tjetër pasi është simboli ynë kombëtar.

“Unë nuk jam i zoti për një vlerësim artistiko-simbolik, por ajo është vendosur në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, është vendosur me kontribut të një familje shumë të njohur nga Maqedonia, familja Destani. Mendoj se nëse kjo do të hiqej për shkak të një projekti publik, është diçka tjetër, por mund të vendosej diku tjetër. Shqiponja është shqiponjë, simboli ynë kombëtar”, deklaroi Meta.