AKTUALITET, 16 Nëntor 2018, 19:51

Trafik kokaine me vlerë 3 milionë sterlina, dënohet shqiptari në Angli

Një gjykatë në Angli ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg në total një shqiptar dhe bashkëpunëtorin e tij britanik pasi janë shpallur fajtorë për trafik kokaine.

Gjykata në Londër dënoi me 7 vite e 6 muaj burg 24-vejcarin shqiptar Ervis Zylfi pasi pranoi  akuzat si dhe me 10 vite burg anglezin Andrew Knox, 46 vjeç.

Gjatë kontrollit të makinës, policia britanike gjeti 38 kile kokaine dhe disa telefona celularë. Sipas policisë britanike, sasia e kokainës së sekuestruar nëse shitej në rrugë kapte vlerën prej 3 milion stërlina.

Policia i sekuestroi shqiptarit Ervis Zylfi edhe 35.000 stërlina cash.