AKTUALITET, 16 Nëntor 2018, 22:16

E dekretove Lleshin që Vitore Tusha të merrte pëlqimin e parlamentit? Përgjigjet Meta

E dekretove Lleshin që Vitore Tusha të merrte pëlqimin e

"E dekretove Sandër Lleshin që Vitore Tusha të merrte pëlqimin e parlamentit?"

“Fake News”, iu përgjigj Meta pyetjes së Arjan Çanit në emisionin “Zonë e Lirë”.

Meta u pyet nëse kishte biseduar me kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi, në takimin e zhvilluar mes të dyve më herët gjatë kësaj të enjteje, për këtë çështje. Përgjigja ishte “jo”.

A ndikoi Monika për vonimin e dekretimit të Sandër Lleshit?

“Zero shanse”, tha Meta.