AKTUALITET, 13 Nëntor 2018, 15:40

Deklarata e Avdulajt, reagon Berisha: Bien maskat, rroftë Dako e PS, rroftë Partia Siçiliste!

Deklarata e Avdulajt, reagon Berisha: Bien maskat, rroftë Dako e PS,

Pas deklaratave një prej personave të arrestuar si pjesë e bandës së Shijakut në kuadër të operacionit ‘Vol-Vo 4’, Astrit Avdylajt, i cili përfshinë edhe emra të njohur të politikës, vjen një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha në një postim në Facebook, shkruan se maskat ranë pas deklaratës sot në sallën e Gjykatës së Krimeve të Rënda nga Avdylaj, i cili shprehte hapur mbështetjen për kryebashkiakun Vangjush Dakon dhe simpatinë për PS.

“Bien Maskat!

Rrofte parita e krimit, organizata kriminale, Partia Siçiliste me ne krye Kryekumbar Edvinin, “Rrofte Gjush Avdyli” therret Tit Avdyli (Niçja i Dakos) ne sallen e gjyqit! sb”, shkruan Berisha.