TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqëri Syla deklaroi se prokuroria ka nisur hetimet për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç.
Për hetimin e kësaj vrasjeje, e cila ndodhi sot në mëngjes në Mitrovicë të veriut, para selisë së partisë së Ivanoviçit, tashmë janë angazhuar dy prokurorë të kësaj prokurorie. “Vrasja e Oliver Ivanoviçit është duke u hetuar nga një ekip prej dy prokurorëve të Prokurorisë sonë, Nijazi Rexha i cili është shqiptar dhe Jova Radoviç i etnisë serbe”, ka thënë Shyqeri Syla për KALLXO.com.
Ai tha se ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë vrasje. Aktualisht, ekipi kosovar i ekspertëve të mjekësisë ligjore është duke kryer autopsinë e trupit të pajetë të Oliver Ivanoviçit. Ndërkohë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kërkuar përfshirjen e prokurorëve serbë në hetimin e vrasjes ndërsa ka thënë se edhe prokuroria serbe do ta kryejë një hetim paralel për këtë vrasje