TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori dhe producenti Drilon Hoxha është shprehur se partnerja e tij, nuk bëhet xheloze për vëmendjen që merr për shkak të filamve, apo për skenat që xhiron. i ftuar në “Glamour zone”, Hoxha tha se ja ka sqaruar që në fillim të dashurës së tij, dhe se dashuria e tij e parë është profesioni.
Pjesë nga biseda
Ester Bylyku: Ke thënë disa herë në intervista që je në një lidhje, unë e di sepse atë gocën e kam patur në 9-vjeçare. Është xheloze ajo për ty që ushtron këtë profesion dhe je në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës?
Drilon Hoxha: Jo nuk është. Sigurisht që nuk është e lehtë, por në fillimet tona, janë sqaruar gjërat se çfarë pune kam unë dhe ajo e ka marrë vendimin që në atë kohë. Është një person që e kupton punën time, dashuria ime e parë është ky profesion dhe nuk dua që asnjë person në jetën timë të ndërhyjë tek kjo pjesë. Ajo e di shumë mirë këtë gjë, është shumë mirëkuptuese dhe më ndihmon shumë tek kjo pjesë.