TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ivan Rakitiç është objekt dëshire për shumë klube të mëdha të Europës, mes të cilave edhe i Interit e Juventusit.
Të dyja këto klube, që sivjet po rivalizojnë edhe për titullin kampion, kanë nisur të plugojnë tokën për të kuptuar diçka më shumë mbi mundësinë për të arritur te mesfushori kroat i Barcelonës, por ky i fundit edhe pse qëndroi pa shumë dëshirë në Katalonjë, gjatë merkatos së janarit, duket se e ka bërë më shumë se gjysmë hapi, mbi destinacionin që pretendon për sezonin e ardhshëm.
Në një intervistë të djeshme të dhënë për madrilenen “AS” dhe i pyetur nëse do i pëlqente edhe përkrah Kristiano Ronaldos, pas aventurës me Lionel Mesin, Rakitiç e thotë troç:
“Sigurisht që do të më pëlqente të luaja me të. Do isha i lumtur madje. Personalisht jam dëfryer shumë duke u ndeshur si kundërshtar me të dhe ndjesia që më ka lënë në fushë është se Kristiano është pa dyshim një ndër më të fortët e historisë së futbollit”.