SPORT, 12 Shkurt 2020, 23:06

Napoli mposht Interin në “San Siro” me perlën e Ruiz

Napoli mposht Interin në “San Siro” me perlën e Ruiz

Interi zhgënjen në ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Napolit në “San Siro”, ku u mposht me rezultat minimal (0-1).

Golin e vetëm të kësaj përballjeje e shënoi spanjolli Fabian Ruiz në minutën e 57-të, pas një lëvizjeje të zgjuar jashtë zonës dhe një goditjeje të kalibruar të topit që përfundoi aty ku nuk mund ta arrinte Padelli.

Në fakt, tifozët zikaltër kishin pritshmëri të tjerë për këtë sfidë, aq më tepër që skuadra e Contes vinte pas asaj fitoreje spektakolare me përmbysje ndaj Milanit, por duket që impenjimi i madh fizik në derbi ka ndikuar në formën fizike.

Gjatë pjesë e parë u afrua fillimisht golit Dries Mertens, por topi i goditur prej tij përfundoi jashtë. Lautaro Martinez tentoi me kokë pak minuta më vonë (17’), por topi kaloi paska mbi tra. Skuadra iu drejtuan dhomave të zhveshjes pas një pritjeje të Padellit ndaj tentativës së Zielinskit.

Goli i shënuar nga Fanian Ruiz në fraksionin e dytë i dha mundësi Napolit të mendonte më shumë për mbrojtjen, duke siguruar në fund një fitore minimale, por me shumë peshë, që duhet ta ruajë në takimin e kthimit në “San Paolo”. Në këtë sfidë Gennaro Gattuso nuk kishte grumbulluar për arsye pezullimi Elseid Hysaj.