SPORT, 12 Shkurt 2020, 13:16

Gati 26 milionë euro, Bajerni kërkon futbollistin e Ajaksit

Gati 26 milionë euro, Bajerni kërkon futbollistin e Ajaksit


Bajerni i Mynihut është gati të mbyllë marrëveshjen me talentin e Ajaksit, Sergino Dest. Mbrojtësi amerikan që ka lindur në Almere të Holandës shihet si një nga lojtarët më premtues në kampionatin holandez. 

Skautët e skuadrës gjermane mësohen t’ua kenë sugjeruar drejtuesve të tyre lojtarin për sezonin e ardhshëm. Sipas “Voetbal International”, klubet janë gati të mbyllin marrëveshjen për shumën e 26 milionë eurove. Dest ka luajtur 16 ndeshje me fanellën e Ajaksit në këtë sezon duke dhënë 5 asiste.

Shifra këto që kanë impresionuar gjermanët, të cilët janë duke investuar fuqishëm në projektin e ri për të sjellë lojtarë të talentuar në skuadër.