TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reali i Madridit kërkon një mesfushor me këto tipare: I fortë fizikisht, të vrapojë pa fund, të luajë përpara mbrojtjes, të ndihmojë ekipin në të dyja fazat, pak a shumë si Kasemiro. Të gjitha rrugët të çojnë te Marselo Brozoviç. Zinedin Zidan dhe drejtuesit e Realit të Madridit po e ndjekin prej kohësh mesfushorin kroat, shokun e Luka Modriçit.
27-vjeçari është futbollisti ideal për formacionin madrilen, sepse përveçse mund të luajë përpara mbrojtjes, mund të bëjë edhe role të tjera në mesfushë. Brozoviç ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kroacisë që arriti në finalen e Botërorit dhe që aty i ka rënë në sy trajnerit francez. Interi- Ai është një pjesë thelbësore e formacionit të Antonio Kontes dhe çdo aksion kalon nga këmbët e tij. Në skemën 3-5-2 qëndron përpara mbrojtjes dhe shpërndan lojën nga krahët dhe drejt sulmit, duke qenë si një busull për të gjithë ekipin. Brozoviç ka kontratë deri në vitin 2022 me skuadrën zikaltër dhe për momentin nuk ka ndërmend që të rinovojë kontratën, sepse ka mësuar interesimin e Realit të Madridit.
Zikaltrit duhet të nxitojnë që ta bindin për të hedhur një tjetër firmë në kontratë, sepse me dy vite të mbetura ai mund të largohet për të veshur fanellën galaktike. Interi ka ndërtuar një projekt ambicioz dhe ai është një nga lojtarët bazë të këtij projekti, por Reali është Reali dhe të gjithë tundohen për të luajtur aty.
Sipas “transfermarkt”, Brozoviç ka vlerën e kartonit 60 milionë euro. Zikaltrit sigurisht që do të kërkojnë më shumë, por fillimisht duhet të ulen në bisedime për t’i zgjatur kontratën dhe për të mos e humbur. Nuk është hera e parë që kroati shihet me një këmbë jashtë Interit, sepse dy vite më parë kishte destinacion Spanjën, por në momentin e fundit të merkatos ishte trajneri Luçiano Spaleti që e shmangu “divorcin” dhe i dha atij një rol të rëndësishëm në skuadër.