SPORT, 12 Shkurt 2020, 13:13

Kasijas e ka vendosur, ish-portieri i Realit do kandidojë për…

Kasijas e ka vendosur, ish-portieri i Realit do kandidojë për…


Ish-portieri i Real Madridit, Iker Kasijas u ka komunikuar ograneve zyrtare, se do të kandidojë për kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit, përballë Rubiales.

Portieri ende nuk ka bërë publike diçka personalisht, por do të jetë i gatshëm për hapin e madh. Kjo iniciativë e spanjollit është folur edhe më parë, por sipas programit “El Larguero” te “Cadena Ser”, bëhet me dije se janë bërë levizjet e para zyrtare.

Ish-portieri, kampion Bote në 2010-ën me Spanjën, ka komunikuar në rrugë zyrtare qëllimin e tij dhe është gati të përballet me Rubiales.