TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kristiano Ronaldo vazhdon përmirësimin, teksa po “plaket”. Pasi ka kaluar moshën 30-vjeçare, mesaratja e golave të shënuar për ndeshje ka shkuar nga 0.64 në 0.94, për yllin portugez.
Në ndeshjen ndaj Breshas në shtepi, Ronaldo mund të shënojë për të 11-tën ndeshje radhazi dhe të barazojë rekordin personal që kishte vendosur te Reali.
Në nëntor të vitit 2018, partnerja e tij Xhorxhina, në Londër porositi dy shishe verë me një vlerë totale 31 mijë euro.
Përtej kostos, krahasimi mes verës dhe Ronaldos është shumë i përshtatshëm, pasi sa më i vjetër, Ronaldo po bëhet më i mirë dhe efikas para porte. Mediat në Itali e krahasojnë Ronaldon me Barolo, verën e kuqe të Piemontes që ka shijen më të mirë kur vjetërsohet.
Ylli portugez arritur kaq shumë në karrierë, saqë me çdo gol tashmë thyen ose është në lojë të thyejë një rekord të ri.