SPORT, 13 Shkurt 2020, 10:14

VIDEO/ Gafa e Mbape, i vetëm në zonë por nuk shënon gol

VIDEO/ Gafa e Mbape, i vetëm në zonë por nuk shënon gol


Ndodh që edhe më të mirët të gabojnë mundësi të arta shënimi.

Këtë e ka mësuar edhe Kilian Mbape i cili në ndeshjen e djeshme të Kupës ndaj Dijon ishte protagonist teksa i vetëm në zonë dhe me të gjithë portën në dispozicion ngatërroi destinacion.

Sfera nuk iu bind francezit, i cili nuk iu besoi syve.

Ndoshta, 21-vjeçari e ka konsideruar si gol të realizuar dhe ka nënvlerësuar goditjen, por tashmë herën tjetër duhet të vlerësojë në maksimum mundësitë për të mos bërë një figurë qesharake.

Megjithatë, kampioni botës e realizoi një gol në këtë ndeshje ndërsa të tijtë fituan me rezultatin 1-6 ndaj Dijon ndërsa u kualifikuan për në gjysmëfinale.