AKTUALITET, 22 Maj 2019, 16:11

Iu refuzua kandidimi në Himarë, tjetër telash për Fredi Belerin

Iu refuzua kandidimi në Himarë, tjetër telash për Fredi


Pas refuzimit të kandidaturës së tij për bashkinë e Himarës, një tjetër telash për Fredi Belerin, kreun e OMONIA-s.

Pjesë e grupit komando grek të Masakrës së Peshkëpisë së ndodhur më 10 prill 1994, Beleri akuzohet për akt terrorist.

Dosja e rihapur dy muaj më parë, ka bërë që kreu i OMONIA-s të merret në pyetje nga Krimet e Rënda gjatë ditës së sotme.

Megjithëse figuron si një nga anëtarët e grupit që vrau dy shqiptarë, komandantin e repartit Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini, Beleri atë kohë 23 vjeç ka mohuar se ka qenë pjesë e kësaj masakre dhe se ditën e ngjarje ka qenë në Qipro.