TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas deklaratave të ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, ka ardhur dhe një përgjigje nga Partia Demokratike.
Sipas informacioneve mësohet se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, u ka dhënë urdhër strukturave dhe ish-deputetëve që të mos bëjnë asnjë koment dhe të mos replikojnë me ambasadorin.
Më tej mësohet se Bardhi ka thënë që kjo deklaratë e ambasadorit është një diversion i pastër dhe se opozita nuk e ka luftën me të por me Edi Ramën dhe qeverinë.
“Asnjë koment për deklarata e Borchardt. Është diversion i pastër për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe shkaqet e saj. Beteja jonë nuk është as me Borchard dhe as me Spiropalin. Por me Edi Ramën dhe bandën në pushtet”- shkruhet në mesazhin e sekretarit të PD-së, drejtuar ish-deputetëve.
Kujtojmë se sot ambasadori i OSBE në Tiranë në një opinion të tij, i bënte thirrje opozitës që të ishte më e fortë në Kuvend dhe shprehet për të se janë një grup i vogël që qëllojnë me molotov. Borchard shtonte më tej se rini është e ardhmja dhe politika duhet të punojë për të.