TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia britanike ka arritur të shkatërrojë një bandë të trafikimit të drogës, ku në pranga ranë 11 persona. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas shqiptarë, të identifikuar si: Granit Nanushi dhe Orsid Çela.
Sipas raportimit të medieve britanike, Naushi jetonte në Londër dhe ishte përgjegjës për udhëtime të shumta në Gloucester. Ai kishte përdorur një telefon celular të koduar dhe kishte krijuar një vend të fshehtë në automjet, për të bërë të mundur transportimin e drogës.
Pas arrestimit policia i kapi në makinë 60 g kokainë dhe 4,500 euro para, ndërsa gjykata e ka lënë tre vite në burg.
Ndërkohë, i arrestuari tjetër, Çela, i cilësuar si “ndërlidhësi shqiptar”, vepronte kryesisht në qendër të Londër, i cili u arrestua më 11 nëntor, pasi u kap në flagrancë, duke i dhënë dy kg drogë njërit prej anëtarëve të bandës dhe më pas u dënua me tre vite burg.