TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua myslimane nga Uellsi, e cila tregon se ishte etiketuar si “kamikaze” teksa ecte rrugëve të qytetit, i ka kushtuar jetën luftës kundër racizmit si dhe trajnimeve të shumta si instruktore e parashutizmit.
Sahar Al-Faifi, e cila punonte në sektorin e molekulave gjenetike, kishte hequr dorë nga puna e ëndrrave vetëm që t’i përkushtohet 100 për qind kampanjave anti-islamofobi, transmeton Telegrafi. Ajo ishte së fundmi pjesë e serialit “Young, Welsh and Pretty Religious” prodhim i BBC3, në të cilin ajo zbulon pasionin që e ka për parashutizmin.
Sahar ka shpjeguar se si kishte vendosur të vishte mbulesën tradicionale të myslimanëve, si shenjë devotshmërie dhe përkushtimi ndaj fesë.
Ajo ka treguar, se për të është e rëndësishme të luftojë stereotipat dhe paragjykimet për fenë e saj në Britani të Madhe, pasi tashmë ajo “ka vuajtur nga kjo”.
Si rezultat i kësaj ajo hoqi dorë nga puna e saj në laboratorin për diagnositifikimin e kancerit që të fillojë një punë të re, si aktiviste e komunitetit.
“Jam abuzuar verbalisht dhe fizikisht nëpër rrugë për shkak të historive të vazhdueshme negative për ne, për femrat me ngjyrë, për bindjet fetare të femrës, është e dhimbshme”, ka shtuar Sahar.
“Është e tmerrshme kur dikur iu thotë se jeni kamikaze, kthehu në vendin tënd. Megjithatë unë ua kujtoj se jam nga Kardifi dhe se Uelsi është pjesë e imja dhe unë jam pjesë e Uelsit. Jam krenare që jam myslimane nga Uelsi dhe duhet të më pranoni ashtu si jam”, është shprehur Sahar.