AKTUALITET, 22 Maj 2019, 14:30

LAJM I FUNDIT/ Rihapet dosja e Masakrës së Peshkëpisë, merret në pyetje Fredi Bejleri

LAJM I FUNDIT/ Rihapet dosja e Masakrës së Peshkëpisë,


Rihapet dosja për Masakrën e Peshkëpisë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se që prej orës 13:45, po merret në pyetje, kandidati i pavarur për bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri.

Burimet bëjnë me dije se Bejleri po merret në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga prokurori Eugen Beci.

Alfred (Fredi) Bejleri ishte njëri nga anëtarët e komandos ekstremistë grekë të masakrës së Peshkëpisë e ndodhur në 10 prill 1994 në Gjirokastër, ku edhe u vranë dy ushtarët shqiptarë, Arsen Gjini dhe Kapiteni i parë, Fatmir Shehu.

Bejleri ka qenë bashkë me komandot grekë kur u krye sulmi. Të tjerë ushtarakë shqiptarë u plagosën dhe u grabitën armë.

Ai u rikthye në Shqipëri për të marrë drejtimin e bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale të 2015 në siglën e PBDNJ por nuk ia doli.

Bejleri u rifshaq edhe në Bularat në ceremoninë e varrimit të minoritarit grek Konstandinos Kaçifas, bashkë me të akuzuar të tjerë për masakrën e Peshkëpisë.

Më 17 maj, KQZ i ndaloi presidentit të OMONIA-s Fredi Belerit (Dhionisios Alfred Petro Beleri) për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Shkak për ndalimin e kandidimit ishte fakti që Bejleri ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit pasi ai rezulton i dënuar me burg dhe se ende nuk e ka përfunduar periudhën e ndalimit ose rehabilitimit.

Për ndalimin e kandidimit të tij ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme greke, e cila është shprehur se po e ndjek rastin.