AKTUALITET, 22 Maj 2019, 14:24

Pjesë e grupit të Avdylajve në Shijak, lihet në burg “Edinjo”

Pjesë e grupit të Avdylajve në Shijak, lihet në burg


Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 36-vjeçarin Mario Zeqiri, të akuzuar si pjesë e grupit të Avdylajve ne Shijak.

Gjykata e ka njohur Zeqirin me masën e sigurisë “burg pa afat”, pasi dyshohet si pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal në Shijak dhe në Durrës.

Marjo Zeqiri para gjykatës ka qëndruar i heshtur dhe nuk ka pranuar akuzat.

Marjo Zeqiri akuzohet për disa vepra penale, ku përfshihet ajo e “Grupit të Strukturuar Kriminal”, por edhe për “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Operacioni për arrestimin e Marjo Zeqirit është zhvilluar nga Forcat Operacionale në Policinë e Shtetit. Marjo Zeqiri njihej edhe me pseudonimin “Edinjo”.

Të akuzuarit për trafik droge:

1.Hajri Seferi, Shijak

2.Jasin Kala (alias Jasin Avdyli), Shijak

3.Shkëlqim Avdyli, Shijak

4.Astrit Avdyli (alias Sulejmani), Shijak

5.Saimir Gjepali Shijak, Shijak

6.Marjo Zeqiri (alias Edinjo), Sukth

7.Altin Avdyli, Shijak

8.Jasin Abdul, Konispol

9.Fatos Llaftiu, Shijak

10.Denis Llaftiu, Shijak,

11.Esat Mehmeti, Fier

12.Petrit Sulejmani, Patos

13.Saimir Sulejmani, Patos

14.Elis Guri, Shkodër

15.Ilirjan Prifti, Fier

16.Petro Kuçi (alias Abedin Kuçi), Delvinë

17.Bledar Koçi, Lushnje

18.Ardit Gjyriqi, Tropojë-Tiranë

19.Elton Shehaj, Tiranë

20.Armand Spiro, Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Vijon Operacioni policor i koduar “Vol-Vo 4” . Ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e posaçme Operacionale në DVP Durrës, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim më datë 22.10.2018, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vol-Vo 4” dhe konkretisht shtetasin:

• M.Z.,36 vjeç, banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës.

Shtetasi M.Z., ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22.10.2018 ,ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.