AKTUALITET, 22 Maj 2019, 14:14

Rama i përgjigjet Metës për Reformën në Drejtësi dhe datën e zgjedhjeve

Rama i përgjigjet Metës për Reformën në Drejtësi


Kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të forta që bëri sot presidenti Meta lidhur me Reformën në Drejtësi.

"A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.

Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet!

S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij, mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit,"-shkruan Rama në Twitter.