AKTUALITET, 26 Tetor 2020, 17:44

Italia konfirmon mbi 17 mijë raste të reja ditore, 141 viktima për 24 orë

Italia konfirmon mbi 17 mijë raste të reja ditore, 141 viktima

Italia ka konfirmuar 17,012 raste të reja ditore me koronavirus, pasi të dielën vendi regjistroi plot 21,273 të infektuar.

Nga ana tjetër, numri i rasteve fatale është rritur. Në 24 orë, 141 persona e humbën jetën si pasojë e Covid-19. Tamponët e bërë ishin 124,686 krahasuar me 161,880 të tillë një ditë më parë.

Në kujdesin intensiv, shtrimet janë akoma në rritje: 76 persona më shumë u regjistruan. Sipas buletinit të fundit të të dhënave lidhur me Covid, shkalla e pozitivitetit qëndron në 13.6%, me rritje prej 0.5%

Autoritetet e shëndetit në vend njoftuan po ashtu se numri i të shëruarve në 24 orë është 2,423, një rritje kjo në krahasim me të dielën, kur numri i të shëruarve ishte 2,086.