AKTUALITET, 26 Tetor 2020, 15:22

Kthimi i fëmijëve nga ‘Al-Hol’, reagon Presidenca: Tani punë për t’i kthyer të gjithë ata që ndodhen këtë kamp

Kthimi i fëmijëve nga ‘Al-Hol’, reagon Presidenca: Tani

Presidenca reagon pas lajmit se ka nisur riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri.

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta falënderon Gjysmë Hënën e Kuqe Siriane, ndërsa shton se tani duhet të nisë puna për të kthyer të gjitha gratë dhe fëmijët që ndodhen në këtë kamp!

“Falenderojmë Gjysmë Hënën e Kuqe Siriane për lirimin e disa fëmijëve shqiptarë të kampit të Al Hawl, të cilët shumë shpejt do të kthehen në Shqipëri. Tani punë për të kthyer të gjitha gratë dhe fëmijët që ndodhen në këtë kamp! ??”, shkruan Blushi.