TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndonëse Komisioneri Europian, Oliver Varhelyi, ka këshilluar që parlamenti të presë opinionin e Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duket se socialistët nuk janë të këtij mendimi.
Këta të fundit nuk kanë humbur kohë dhe e kanë futur në rend dite të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut çështjen e shqyrtimit të dekretit të presidentit të republikës.
Më pas, këto ndryshime priten të kalojnë në seancën e Kuvendit, ditën e enjte.
Tri ditë më parë, presidenti Ilir Meta ka njoftuar se do të kthente në Kuvend ndryshime e bëra në mënyrë të njëanshme, sipas tij, në Kodin Zgjedhor. Ndërkohë, ditën e sotme Meta ka njoftuar se për këto ndryshime ka kërkuar opinionin urgjent të Komisionit të Venecias.