AKTUALITET, 26 Tetor 2020, 16:19

Zv/Presidenti i PPE: Rama të presë Venecian

Zv/Presidenti i PPE: Rama të presë Venecian

Andrey Kovatchev, Zëvendëspresident i Partive Popullore Europiane në PE, i ka bërë thirrje kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama që të presë vendimin e Komisionit të Venecias, para së të votojë dekretin e kreut të shtetit për ndryshimet në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor.

Në një reagim në Twitter, Andrey Kovatchev thotë se është dakord me qëndrimin e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Unë mbështes qëndrimin e Komisionerit Oliver Varhelyi! Kodi Zgjedhor duhet të jetë në çdo rast, në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias, pasi do të ishte në favor të demokracisë në Shqipëri. Unë i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë që ta respektojnë këtë”,- shkruan Andrey Kovatchev.

https://twitter.com/andreykovatchev/status/1320739657416646658?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1320739657416646658%7Ctwgr%5Eshare_3%2Ccontainerclick_0&ref_url=https%3A%2F%2Fkohajone.com%2F