AKTUALITET, 26 Tetor 2020, 15:01

Mbi 14 mijë raste me COVID-19 në fundjavë, Sllovenia vendos masa të reja kundër pandemisë

Mbi 14 mijë raste me COVID-19 në fundjavë, Sllovenia vendos masa

Sllovenia ka paralajmëruar shtrëngimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit. Mësohet se autoritetet do të ndalin udhëtimit mes komunave të vendit. Masa do të jetë në fuqi në të gjithë vendin, nga e marta, për të paktën një javë, tha qeveria sllovene.

Kjo masë do të shfuqizohet në zonat ku situata epidemiologjike do të përmirësohet. Masa shënon përpjekjen e fundit të qeverisë për të frenuar shkallën dramatike të përhapjes së koronavirusit.

Qeveria e Janez Jansit, kufizoi udhëtimin midis rajoneve dhe vendosi për zhvillimin e mësimit në distancë. Sllovenia ka më pak se 2.1 milionë banorë. Gjatë fundjavës ky vend raportoi gati 14,300 raste aktive të koronavirusit.