AKTUALITET, 22 Korrik 2019, 17:35

“Ishte shumë e tmerrshme”, çiklistët shqiptarë tregon përballjen me arushën: U egërsua shumë (Video)

“Ishte shumë e tmerrshme”, çiklistët shqiptarë

Dy çiklistë janë përballur me një arushë në mal teksa kanë qenë duke bërë ecje me biçikletë. Ata kanë publikuar një video ku tregojnë eksperiencën e tyre dhe se sa janë trembur nga kjo përballje.

Ngjarja ka ndodhur në Malet e Sharrit dhe në video shihen dy çiklistë teksa ecin me biçikletë dhe krejt papritur para biçikletës së tyre kapërcen rrugën një arushë e madhe bashkë me dy këlyshët e saj.

Në status në profilin e tyre ata tregojnë se pas këtij momenti janë sulmuar nga arusha e madhe e cila është egërsuar. Çiklistët filmojnë gjithë rrugën pasi ka një kamerë përpara biçikletës, por mesa duket pjesën e sulmit nga arusha nuk e kanë filmuar dot.

Më pas në një video selfie ata tregojnë se janë trembur shumë dhe se kjo ka qenë një eksperiencë që nuk do ta harrojnë dot kurrë.

“Sot un dhe Blendi derisa po leshoheshim me bicikleta malore ne nje shteg te njohur ne Malet e Sharrit rastesisht u perballem me disa Arinje, per disa centimetra i shpetuam ndoshta nje sulmi fatal te nje Arushe me dy kelysh.

Nje moment shume i veqant qe rrallkush mund ta perjetoj por njekohesisht edhe pak i frikshem. Shyqyr shpetuam shendosh e mire. Te gjithe ngjarjen e kam filmuar me kamer dhe shume shpejt do ta postoj ne kanalin tim ne youtube,”- shkruan njëri prej tyre në statusin në rrjetet sociale.

Kjo nuk është hera e parë që një arushë shfaqet në Kosovë. Kujtojmë që vetëm para pak muajsh një arushë zbarkoi në Prizren dhe vrau dhjetëra bagëti.