AKTUALITET, 22 Korrik 2019, 14:42

Aksident në Shkodër/ Mjeti merr para biçikletën dhe motorin, dy të plagosur rëndë

Aksident në Shkodër/ Mjeti merr para biçikletën dhe


Një aksident i rëndë eshte regjistruar mesditën e sotme në aksin Shkodër- Kryebushat. Sipas të dhënave paraprake nga vendi i ngjarjes, bëhet me dije se në aksident janë përfshirë një autoveture, një motor dhe një bicikletë.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i biçikletës dhe motorit, të  cilët kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar me urgjencë ne spitalin Rajonal të Shkodrës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policise së Shkodrës, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë të ndodhur sot në rrugët e Shkodrës.