AKTUALITET, 22 Korrik 2019, 16:31

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 59-vjeçari në Vlorë

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet

Një 59-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. I arrestuari është shtetasi me iniciale M., 59 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë për “Kultimin e bimëve narkotike” shtetasi:

M., 59 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Selenicë pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas kultivonte bimë narkotike në pronën e tij, menjëherë pas kontrollit të ushtruar përreth banesës u konstatuan të mbjella disa bimë narkotikë të dyshuara si cannabis sattiva.

Në vijim të veprimeve Policia vuri në pranga 59 vjeçarin për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.