AKTUALITET, 22 Korrik 2019, 14:18

Lulzim Basha: Kush hap gropën për të ndërtuar tek Teatri, hap edhe gropën e vet...

Lulzim Basha: Kush hap gropën për të ndërtuar tek Teatri,


Kreu i PD Lulzim Basha, në një reagim në Facebook, ka paralajmëruar të gjithë zyrtarët dhe ndërtuesit që janë pjesë e planit për ndërtimin e Teatrit të Ri, se do të përgjigjen para drejtësisë, për atë që ai e quan “projekt kriminal grabitqar”.

Postimi i plotë:

Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.

Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.

Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre.