AKTUALITET, 22 Korrik 2019, 17:02

Takim Meta-Rama te Gjiri i Lalzit? Blushi: Ky është një thashethem plazhi

Takim Meta-Rama te Gjiri i Lalzit? Blushi: Ky është një

Ditën e sotme, kanë qarkulluar në media dhe portale lajme, sipas të cilave, ka patur një takim sekret mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Por sipas presidencës, një lajm i tillë është thjesht një thashetheme pasi nuk ka patur asnjë takim Meta-Rama.

I pyetur nga portali SYRI.net lidhur me një takim të supozuar mes Presidentit Meta dhe kryeministrit Rama në Lalëz, zëdhënësi i Presidentit, z.Tedi Blushi u shpreh se: “Ky është një thashethem plazhi!”