AKTUALITET, 22 Korrik 2019, 17:27

Haradinaj letër liderëve të partive politike: Do vazhdoj kryerjen e detyrave deri në zgjedhjen e Qeverisë së re

Haradinaj letër liderëve të partive politike: Do vazhdoj kryerjen

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se ka dorëzuar te krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike, vendimin për dorëheqjen e tij nga posti I kryeministrit. Në një postim në Facebook, Haradinaj shprehet se deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeminister dhe Qeveri në dorëheqje.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Sot, përmes një letre, i kam njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e dorëheqjes sime të parevokueshme nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeminister dhe Qeveri në dorëheqje.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen disa ditë më parë pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj u shpreh se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cenonte nderin e Kosovës. Së shpjeti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare.(lexo këtu)