TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mike Tyson, Diego Armando Maradona dhe titulli kampion bote që i lidh. Të dy në sporte të ndryshme, por fenomenalë me atë që bënin: Tyson në ring dhe Maradona në fushën e blertë. Argjentinasi nuk jeton më dhe boksieri amerikan ka disa fjalë zemre për të thënë.
“Dora e Zotit, Maradona na la. Në vitin 1986 të dy fituam titullin kampion bote. Ata e përdorën për të na krahasuar ne të dyve”, shkruan fillimisht në Twitter Tyson, i cili edhe në moshën 54-vjeccare do të zbresë në ring javën e ardhshme.
“Ai ishte një nga heronjtë e mi dhe një mik. E respektoja shumë atë. Do të jetë një humbje e madhe”, mbyll postimin e tij boksieri legjendar, i cili edhe ka postuar një foto ku ai shfaqet me Maradonën, futbollin që vetëm dje e kuptuam se ishte njerëzor.
https://twitter.com/MikeTyson/status/1331687387395624961?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1331687387395624961%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fishe-heroi-im-na-krahasuan-bashke-mike-tyson-fjale-zemre-per-maradonen%2F