TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Diego Armando Maradona është kryefjala e ditës në të gjithë botën. Ndarja e tij nga jeta në moshën 60-vjeçare ditën e djeshme për shkak të një arresti kardiak ka pikëlluar gjithë botën, veçanërisht popullin e Argjentinës.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm nën masa të rrepta sigurie trupi i pajetë i Maradonës ka lënë shtëpinë e tij në Tigres është transferuar në ndërtesën Casa Rosada në Buenos Aires, ku do të kryhen edhe homazhet e ndarjes nga jeta.
Fjala koronavirus është harruar në Argjentinë dhe nga parashikimet pritet që në homazhe të marrin pjesë më shumë se një milion tifozë dhe mbështetës të yllit të futbollit botëror.
