SPORT, 26 Nëntor 2020, 15:19

Stadiumi i Napolit me emrin e Maradonës, zbulohet propozimi i kryetarit të bashkisë

Stadiumi i Napolit me emrin e Maradonës, zbulohet propozimi i kryetarit

Futbolli është në zi pas lajmit të djeshëm se Diego Armando Maradona ndërroi jetë. Homazhet dhe mesazhet drejt tij ishin të panumërta, ku nuk munguan as në qytetin e Napolit. Shumë njerëz u mblodhën në stadiumin “San Paolo” për nder të ish-kapitenit të tyre, i cili i udhëhoqi ata në dy titujt e vetëm që kanë në historinë e tyre.

Nuk mungoi as një koment nga Kryetari i Bashkisë së Napolit, Luigi De Magistri, i cili kërkon ndryshimin e emrit të stadiumit. “Ne do ta riemërtojmë stadiumin “San Paolo” në nder të Diego Armando Maradonës”, shkruan italiani në “Twitter”. Ndërsa Presidenti i klubit napoletan ka një tjetër ide dhe mendon se mund ta quajnë “San Paolo-Maradona”.

Një gjest shumë i bukur për të ndjerin erdhi dhe nga klubi i tij i fëmijërisë, Boca Juniors. Drejtuesit vendosën që të fikeshin të gjitha dritat e stadiumit të tyre dhe të qëndronte ndezur vetëm drita e dhomës që Maradona kishte në stadium dhe qëndronte gjithmonë. Një veprim për t’u duartrokitur.

https://twitter.com/demagistris/status/1331653371338567683?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1331653371338567683%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fstadiumi-i-napolit-me-emrin-e-diegos-zbulohet-propozimi-i-kryetarit-te-bashkise%2F