TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajmi për ndarjen nga jetë në moshën 60-vjeçare të legjendës argjentinase Diego Armando Maradona, ka shokuar botën e futbollit dhe jo vetëm.
Mes mijëra mesazheve të ngushëllimit, spikat ai i një tjetër futbollisti legjendar, sulmuesit mitik brazilian, Pele.
“Unë humba një mik, ndërsa bota humbi një legjendë. Një ditë shpresoj se do të luajmë së bashku në qiell”, shkroi Pele në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Diego Armando Maradona u nda nga jeta rreth orës 13:00 të pasdites së sotme (ora argjentinase) pas një ataku kardiak në shtëpinë e tij, ku ndodhej duke u rikuperuar pas një operacioni në tru, të kryer disa ditë më parë.