SPORT, 26 Nëntor 2020, 16:29

Argjentinës nuk i ndahen lajmet e këqija, shtrohet me urgjencë në spital ish-trajneri i kombëtares

Argjentinës nuk i ndahen lajmet e këqija, shtrohet me urgjencë

Ndërkohë që gjithë bota i ka sytë tek vdekja e Diego Armando Maradonës, shtetit argjentinas nuk i kanë të sosur lajmet e këqija.

Ish-trajneri i kombëtares argjentinase, Alehandro Sabeja, ka shfaqur komplikacione dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Kohët e fundit ai ka vuajtur nga zemra por momentalisht nuk ka ende raportime për gjendjen e tij shëndetësore.

Ai ka trajnuar Argjentinën edhe gjatë Botërorit të 2014 në Brazil ku shkoi deri në finale por u mund nga Gjermania falë golit të Gëtzes në shtesë.