TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasditen e sotme u nda nga jeta pas një arresti kardiak legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona. Vdekja e tij ka pikëlluar gjithë globin, duke përfshirë edhe figura publikë, që nuk kanë shumë lidhje me futbollin.
Papa Francescu është figura publike e radhës, që shpreh gjithë pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të Maradonas. Papa, i cili është gjithashtu argjentinas ndjen kënaqësi që pati mundësinë ta takonte vite më parë.
“Papa Fransescu është informuar për vdekjen e Diego Maradona. Ai ndjen dashuri për mundësinë e takimit që patën vitet e fundit dhe e kujton atë në lutje, siç bëri gjatë ditëve të fundit kur mësoi për gjendjen e tij shëndetësore”, u shpreh një nga zëdhënësit e Papës.
https://twitter.com/inesanma/status/1331694661887471618?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1331694661887471618%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvdekja-e-maradones-papa-francescu-jam-lutur-per-te-me-fat-qe-e-takova%2F