TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Ilir Demalia
Si sot, 107 vjet më parë lindi shkrimtari dhe poeti Petro Marko.
Petro, luftëtari Spanjës ku u njoft dhe u miqësua me shkrimtarin botëror Ernest Hemingway . U burgos nga fashistët, nga komunistë 1947 deri 1950. Ju hoq e drejta e shkrimit në 1973. I burgosën djalin Jamarbërin në 1975-1979, të gjitha këto Petro I paraqet libri "Re dhe gurë", pa rrahgjoksje, pa triumfatizëm por me nota dhimbje deri në asht. Ky libër i mrekullueshëm autobigrafik i Petro Markos, me thjeshtësinë e një kalibri të një njeriu Nobel, është një shuplakë për mburravecët shkrimtarë sot, që dje viheshin në shërbim të regjimit me vepra e poezi, me poste në institucionet me të larta të diktaturës, dhe sot paraqiten si disidente, sikur regjimi ditë e natë pregatiste arrestimin e tyre. Imoralitetiti i këtij soji, është një neveri e gjallë edhe në pasuesesit e kopeve të letrare që, justifikojne ATË për të justifikuar vetveten si kulture manipulim-simulimi, antivlerash dhe nje morali kënete ku është sot kultura shqiptare
Petro, largua nga kjo jetë në 27 dhjetor 1991 në kullën e vetmisë, duke lenë me amanet që mos ti bëhej ceremoni mortore. Amaneti tij: eshtrat e t’i preheshin në kodrat e Dhermiut buzë detit Jon aty ku u formua me muzat e lirisë.
Sot Petron, e mbulon përsëri heshtja!!!
Tam-tamet e prostitucionit politik, muzikor, kulturor, intelektual-letrar do të mbushin faqet e gazetave dhe programet e TV-ve me laviret si shërbëtorët të regjimeve të radhës.
Jetën e tij Petro Marko e ka përmbledhur në këto fjalë në librin "Nje emër në katër rrugë":
Rroftë jeta! jeta mbi gurë, jeta në dallgët e detit, jeta kur ishe zor të jetoje, zor të ëndërroje dhe zor të vdisje.
Ata që kanë frikë nga jeta nuk kanë gjak dashurie.
Dëshpërim
Tërë brenga bredhërin
shpirt-këputur nëpër rruga,
zër’ i tij më s’psherëtin
se në syt ku dergjet muga
lot i heshtur, lot i ngrohtë
rrokulliset me përtim
mes fytyrës djersë – ftohtë
duke shkruar: dëshpërim!
Apologjia e jetës
...Marrëzi, turp turp dhe
mëkate
për jetën e tërbuar
se kur më ndal, o gjeneratë,
që vuan rrugës ndonjë natë,
më merr për të dënuar
dhe, me një zë që vret,
ngahera më pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jetë, linda në shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne ç'dhera e në ç'dete?!
-Çudi! Ç'kërkon prej meje ti
dhe si, o jetë, pyet,
kurse në varfëri
më hodhe kur më gjete
të lindur nga skelete
pa dritë, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as më thua?
-S'e di! Jo, Nuk e di!
Po lermë, o jete, ç'ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atëherë, jetë e krisur,
për mua mos pyet
se qysh në n'agim kam nisur
të shkel si skllav i shkretë
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
-O mëkatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i çmendur ëndërrtar,
s'jeton me shqetësime!...
-Mu thell' në brendësirë
ku ndjenja rron e lirë,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote e fuqiplote,
në gjirin tim si hekur,
si hekur e çelik,
qëllo, qëllo, o me kamxhik;
pa frik' e pa mëshirë
e pa pendim,
se mu në thellësirë
të shpirtit, në një kënd,
lindi një shqetësim
që çeli varrin tënd...