AKTUALITET, 27 Mars 2018, 09:04

Tjetërsimi i pronave, kush janë 30 zyrtarët nën hetim

Tjetërsimi i pronave, kush janë 30 zyrtarët nën hetim

30 zyrtarë të Hipotekave dhe Aluizmit në Durrës janë nën hetim nga Prokuroria.

Këta zyrtarë dyshohet të jenë përfshirë në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit. Bëhet me dije se priten edhe arrestime të ish zyrtarëve të këtyre agjencive, për korrupsion dhe tjetërsim pronash. Nga verifikimet e kryera, zonat më të prekura nga tjetërsimi i pronave janë Gjiri i Lalzit, Ishmi, Hamallaj, Katund i ri, Kallmi.

Kujtojmë se pak ditë më parë u arrestua kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, bashkë me zyrtarë të tjerë për çështjen e tjetërsimit të pronave. Frrokaj u la i lirë më pas nga Gjykata e Lezhës.