TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Burreli u trondit mbrëmjen e së dielës nga një shpërthim tritoli, ku një lokali në lagjen “Partizani i ishte vendosur eksploziv. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:05, ku tritoli është hedhur nga dritarja e lokalit në ambientin e brendshme.
Lokali ishte marrë me qira nga Selim Lika, ndërsa pronari është A. Musta. Nisur nga hetimet paraprake, dyshohet se, tritoli mund të jetë vendosur nga vetë pronari i lokalit apo të afërmit e tij, për të ndihmuar përfitimin e azilit në Gjermani të djalit të tij.
Nga ana tjetër, mbetet në hetim dhe pista e ndonjë hakmarreje të mundshme, pasi tre të rinj kanë debatuar pak orë para shpërthimit me kamerierin dhe djalin e 35-vjeçarit që ka aktualisht me qira lokalin.
Tre të rinjtë janë thirrur në Komisariatin e Policisë Mat, por ende nuk ka prova e fakte që dëshmojnë se mund të jenë ata autorët e lëndës plasëse.
Mësohet se, 35-vjeçari Lika ka qenë duke mbyllur qepenat e lokalit në momentin që ndodhi shpërthimi. Sipas deklarimeve të këtij të fundit, ai ka ngritur dyshime se autorë mund të kenë qenë tre të rinj, të cilët disa orë më parë kishin debatuar me kamerierin dhe djalin e tij dhe në këtë mënyrë mund të jenë hakmarrë. Për këtë qëllim, policia i ka thirrur rreth mesnatës tre personat e dyshuar, por nuk ka faktuar asgjë në lidhje me fajësinë e tyre.
Zyrtarë të Policisë dyshojnë se, pista kryesore ka të bëjë me simulimin e një tritolvënie nga pronari i lokalit. “Djali i pronarit të lokalit, A.Musta, ka emigruar para një viti në Gjermani. Ai ka kërkuar azil dhe nuk i është miratuar. Duhet të jetë sajuar ky rreng për të siguruar azilin.
Zbardhja e shpërthimeve me tritol nuk është e lehtë”, ka bërë të ditur një zyrtar i Policisë, i cili shton se po hetohet intensivisht me metoda speciale për zbardhjen e ngjarjes.
Policia këmbëngul se tritoli është vënë nga të afërmit e pronarit, për t’i siguruar azilin në Gjermani djalit të A. Mustës.