TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada e SHBA në Shqipëri bën thirrje Rusisë për përgjegjësi në veprimet e saj.
Sipas Ambasadës së SHBA, Rusia duhet që ti tregojë botës që është e aftë të përmbushë angazhimet ndërkombëtare si anëtare e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë kombëtar.
Rusia akuzohet se përdori një agjent nervor ushtarak për të vrarë ish agjentin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Londër, e që prej asaj dite vende të Bashkimit Europian si dhe SHBA kanë njoftuar dëbimin e diplomatëve rusë nga vendet e tyre. Ditën e djeshme iu bashkua edhe Shqipëria, e cila dëboi dy diplomatë rusë nga vendi ynë. Ndërkohë që Rusia nga ana e vet nuk ka pranuar anjë akuzë e shprehet se nuk ka prova konkrete për çfarë akuzohet.