AKTUALITET, 19 Janar 2019, 23:39

Interin e shpëton Handanovic, Sassuolo i merr pikë në “San Siro”

Interin e shpëton Handanovic, Sassuolo i merr pikë në “San

Çfarë gafe e Interit në sfidën e parë të 2019-ës në Serinë A! Zikaltrit, edhe pse luanin para publikut të tyre në “San Siro” e patën të pamundur t’i shënonin qoftë një gol Sassuolos, duke barazuar me rrjeta të paprekura.

Por jo vetëm kaq, Interi duhet të përgëzojë portierin Samir Handanovic, që mohoi gola të sigurt, siç ishte rasti me kokë i Kevin Prince Boteng në minutën e 55-të, ndërsa në pjesën e parë ishte më pranë golit Locatelli.

Duket se edhe përplasjet e fundit mes Wanda Naras dhe drejtuesve të Interit kanë ndikuar negativisht në formën e Mauro Ikardit, që nuk tregoi asnjë nga cilësitë e tij në këtë sfidë.

Interi mbetet në vendin e tretë me 40 pikë, por Napoli i vendit të dytë, nëse do të fitojë me Lacion do të krijojë një distancë më të ndjeshme me zikaltrit.