AKTUALITET, 19 Janar 2019, 23:33

Agron Llakaj qan në emision live, ja aryeja

Në divanin e ‘Dua të të bëj të lumtur’ mbrëmjen e sotme u ul edhe moderatori dhe aktori i humorit, Agron Llakaj i cili u surpriza nga mbesa e tij, Adea.

Adea kishte një kërkesë të veçantë për gjyshin: ‘Unë tani jam bërë zonjushë, nuk dua të më qortosh më për rimelin dhe buzëkuqin dhe dua të të them se je idhulli im. Të dua sa toka dhe qielli’, tha ajo duke bërë që Llakaj të përlotej në studio.

‘Mëso nga gjyshi dhe botën do ta mbash në duart e tua e ta shpërndash me sytë e tu të bukur. Zoti kështu i ka ndërtuar gjërat: në fillim të sjell fëmijë, pastaj një mbesë. Ti je gjëja më e bukur që më ka sjellë Zoti. Për buzëkuqin dhe rimelin, unë dua që ti të vraposh, por jo shpejt’, ishte kjo përgjigjia e gjysh Agronit.